Dhjetë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit ngaa Covid19, ku dy prej tyre në moshën 43-vjeçare. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se viktimat janë një nga Durrësi dhe një nga Elbasani, ndërsa një 44-vjeçar nga Lushnja gjithashtu nuk e mposhti dot sëmundjen. Viktimat e tjera janë të moshës 52 deri në 86 vjeç.
Dje kishte vetëm tre humbje jete nga Covid.

Gjithashtu, janë kryer 2,193 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 435 qytetarë, në këto bashki: 207 në Tiranë, 34 në Fier, 17 në Durrës, 13 në Lushnje, 12 në Kamëz, 9 në Shkodër, Vorë, 7 në Tropojë, Has, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër, 6 në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Berat, Dimal, 5 në Has, Elbasan, Gramsh, 4 në Patos, Konispol, Korçë, 3 në Pukë, Kurbin, Rroskovec, Divjakë, Këlcyrë, Kuçovë, Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Kukës, Himarë, Kolonjë, Librazhd, 1 në Vau i Dejës, Mirditë, Shijak, Dibër, Delvinë, Libohovë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Maliq, Pogradec.

“Janë 6,268 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 446 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 168,883 që nga fillimi i epidemisë”,thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,997
Durrës 721
Fier 704
Shkodër 514
Elbasan 231
Gjirokastër 205
Berat 194
Lezhë 188
Vlorë 121
Korçë 155
Kukës 156
Dibër 82