Konkurrentja e re e Për’puthen, Ana ka rrëfyer disa detaje të reja për jetën e saj personale.

Ajo tha se ka jetuar me mamanë e saj dhe vëllezërit e motrat, pasi i ka prindërit e divorcuar.

Ana rrëfeu se babai i kishte tradhtuar mamanë dhe ky ishte shkaku i ndarjes së tyre. Gjithsesi, Ana tha se nuk ishte ajo që i tregoi mamasë së saj për tradhtinë, por një person tjetër.

“Unë e zbulova që ai kishte një lidhje. Kisha besim të verbër, por më pas e zbuluan të gjithë. Pastaj ndodhi ndarja. Prindërit e mi janë ndarë nga tradhtia. E kam pasur shumë të vështirë të besoj tek një mashkull, por unë besoj tek dashuria.

Prandaj dua ta shfrytëzoj jetën, jeta është shumë e shkurtër merr kthesa të papritura. Mendoj se situata të tjera në jetë i kalon vetëm, ngrihesh vetëm aty kupton që jeta ka kthesa të papritura. Motrat dhe vëllezërit kanë qenë më të vegjël, ka qenë më e vështirë për mua.

Se prindërit e mi janë martuar me dashuri dhe janë arratisur bashkë, mami ishte vetëm 17 vjeç. Ajo është shumë mirë me veten e saj tani dhe nuk mendon për një lidhje tjetër. Ajo është shembulli tipik i një gruaje që s’i ka lënë fëmijët për asnjë rast”, tha Ana.