Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka folur për mediat serbe për aktualitetin në botë, Rusinë, Ukrainën dhe më pas ka folur për institucionet e në Prishtinë.
“Sa i përket mbështetjes së Prishtinës për Kievin, bëhet fjalë që Prishtina të jetë një pothuaj një shtet i vetëshpallur kriminal që dëshiron vetëm të përdorë situatën për të arritur njohjen e pothuajse pavarësisë së saj”,- tha Lavrov.
Sipas mediave serbe, Lavrov vijoi duke thënë se Rusia e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për papranueshmërinë e sjelljes së Prishtinës.
Lavrov vijoi të mbështesë akuzat se Ukraina po rekruton mercenarë të cilët rekrutohen me anë të ambasadave të tyre perëndimore dhe luftojnë në këmbim të parave.