Lajm tronditës nga futbolli. Humb jetën në fushë një futbollist shqiptar.

Aleksandër Lambi ndërroi jetë gjatë ndeshjes.

Që në minutën e parë, i riu shqiptar ra pa ndjenja në fushën e gjelbërt. Mjekët e dy skuadrave menjëherë shkuan drejt lojtarit.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, ai nuk arriti të mbijetonte.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.