Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë, prezanton “Kartën e Artë” për milionerët
Uashington, 4 Prill 2025 – Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar “Kartën e Artë”, një program të ri që ofron shtetësi amerikane në këmbim të një investimi prej 5 milionë dollarësh.
Karta e re, që zëvendëson programin ekzistues EB-5, është menduar si një rrugë e përshpejtuar drejt shtetësisë për të huajt e pasur. “Për 5 milionë dollarë, kjo mund të jetë e juaja”, deklaroi Trump, duke e prezantuar veten si blerësin e parë të saj.
“Karta e Artë” vjen me përfitime të shumta, përfshirë qëndrim të përhershëm në SHBA, rrugë të shkurtuar drejt nënshtetësisë dhe përjashtime nga disa taksa, përfshirë të ardhurat jashtë SHBA-së.
Dizajni i kartës është me ngjyrë floriri, me portretin e Trump-it, Statujën e Lirisë në sfond dhe mbishkrimin “The Trump Card”.
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi se programi zëvendëson skemën EB-5, e cila kërkonte investime midis 800,000 dhe 1 milion dollarë në projekte me ndikim ekonomik.
Nisma ka ngjallur reagime të shumta. Kritikët e konsiderojnë si një përpjekje për të komercializuar nënshtetësinë, duke krijuar një sistem që favorizon të pasurit, ndërsa emigrantët e zakonshëm përballen me vite pritje. Përkrahësit, në anën tjetër, e shohin si një mundësi për të tërhequr kapital të ri dhe për të forcuar ekonominë amerikane.
Trump u shpreh se programi do të dalë në treg në javët në vijim, duke lënë të kuptohet se edhe oligarkët rusë mund të jenë pjesë e klientelës: “Njoh disa oligarkë rusë që janë njerëz shumë të mirë.”
Trump “Sells” U.S. Citizenship for $5 Million, Unveils “Gold Card” for Millionaires
Washington, April 4, 2025 – Former U.S. President Donald Trump has introduced the “Gold Card,” a new program offering a fast-track to American citizenship for foreign millionaires in exchange for a $5 million investment.
Replacing the EB-5 visa program, the Gold Card grants permanent U.S. residency and eases the path to citizenship while also offering tax exemptions on foreign income.
Trump revealed the flashy design of the card — golden in color, featuring his portrait, the Statue of Liberty in the background, and the inscription “The Trump Card.” He declared himself the first buyer, saying: “For $5 million, this can be yours.”
Secretary of Commerce Howard Lutnick confirmed that the new card replaces the EB-5 program, which previously required $800,000 to $1 million investments in job-creating projects in the U.S.
The announcement has stirred heated debate. Critics call it a “passport-for-sale” scheme, arguing it favors the ultra-wealthy while regular immigrants endure years-long procedures. Supporters argue it will boost foreign investment and strengthen the U.S. economy.
Trump hinted that many wealthy individuals, including Russian oligarchs, might join the program, stating: “I know some Russian oligarchs who are very fine people.”
The program is expected to launch in the coming weeks, with official details to be released soon.