Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Himarë.
Mësohet se një shtetas çek me iniciale P.S 70-vjeç ka humbur jetën pas hedhjes me parashutë. Ka dyshime se ai ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak/ Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





