DURRËS- Qytetarët durrsakë janë përballur me një situatë të çuditshme brenda një marketi. Në videon e bërë publike nga ‘JOQ’ shihet një grua, e cila thuhet se është nga Ukraina, e cila mban veshur bikini.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë shikohet se si ajo hipën sipër kasës dhe qëndron aty. Sipas qytetarëve, turistja theu edhe një shishe pasi nuk po i hapej.
Pasi qytetarët lajmëruan Policinë, u bë edhe shoqërimi i turistes në rajon për veprime të mëtejshme.
