Këngëtarja Dafina Zeqiri ka mjaft adhurues të saj në Shqipëri, Kosovë, e kudo në botë. Këngët e saj gjithmonë kanë arritur një sukses të madh dhe klikime me shifra shumë të larta.

Së fundmi, ajo është akuzuar nga fansat për blerje klikimesh dhe ka reaguar pa hezituar për këtë gjë. Këngëtarja ka publikuar një koment që kishte marrë nga një ndjekës ku shkruante: “Boll bleve klikime dhe komente moj. Turp t’ju vijë fundërrina”.

Këngëtarja është përgjigjur: “Për ekip timin komplet? Të garantoj unë ty loqkaman që s’blejmë as pëlqime, as ndjekës as klikime. S’kemi nevojë, këngë të mira po nxjerrim, klubet e natës po i mbushim komplet/ S’kemi nevojë as poste ‘sold out (janë shitur biletat)’/ ‘bomba’ me publiku se na e dinë vlerë organizatorët dhe fansat”.

Krahas bisedës, Dafina ka shtuar më tej: “Artistët që mendja s’jua merr t’i blejnë gjatë natës 100 mijë klikime/për një orë deri në një milion klikime/për një orë, sa jeni duke parë ëndrra të mira. Ne i kemi organike këtu, e thash këtë”.