Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar e revoltuar pas qarkullimit të një videoje ku shihej një vajzë topless, të cilën e kishin krahasuar me të, për nga ngjashmëria fizike. Në një postim në Instastory, Luana ka postuar një foto të sajën, duke theksuar se nuk ka tatuazh në asnjë prej supeve, ndryshe nga vajza që shfaqej në video.

Përtej sqarimit që distancon veten nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, që si zanafillë kishin deklaratën e ekspertit Ervin Karamuço, moderatorja shton gjithashtu se është e turpshme të hidhet baltë mbi të, duke shpërndarë të tilla materiale.

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë një tjetër rrugë për t’ia dalë mbanë në jetë, rrugën e punës,”- shkruan moderatorja Luana Vjollca mbi foto.

Pamjet qarkullojnë prej dy ditësh dhe në të shfaqet një vajzë topless, me ndërhyrje estetike në fytyrë, por brune. Pamjet, sipas Karamuços, kanë dalë nga telefoni i një personazhi të shpallur në kërkim, celulari i të cilit ndodhet në duart e prokurorëve të SPAK. Lidhja u bë menjëherë me Ervis Martinajn, edhe pse jo zyrtarisht. Për vajzën, eksperti deklaronte se ishte një moderatore mjaft e njohur në vendin tonë. Kaq u desh që emri i Luana Vjollcës të futej në lojë dhe që moderatorja të detyrohej të përgënjeshtronte sot gjithçka!