Durrës- Policia e Durrsit arreston sot 8 persona,të cilët akuzoheshin për shpërndarje drogash të forta në lokalet e natës në Durrës dhe Skuth.
Katër prej tyre rezultuan të njohur në TikTok, pra shtetasit Ergi Curri, 25 vjeç, Gentian Konesha, 23 vjeç dhe Kristel Balla, 24 vjeçe, të tre banues në Durrës, si dhe Stivens Bulku, 24 vjeç, banues në Shijak.
Katër të rinjtë furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit dhe në grupe kriminale.
Rezulton se Stivens Bulku ka marrë pjesë edhe në serialin “Aventurierët” dhe numëron gati 50 mijë ndjekës në Instagram.
Policia ka sekuestuar drogë të llojit kokainë, makina luksoze si dhe shuma të mëdha parash.





