Dy bashkëshortë, Marjeta dhe Bedriu, ishin sot në emisionin “Shihemi në Gjyq” për shkak të një kredie. Bedriu e akuzoi të shoqen se vite më parë ajo e kishte lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj.
Ai i kishte gënjyer se bëhej fjalë për 10 milion lekë, por pas vdekjes së tij, çifti ka zbuluar se në të vërtetë ishin 30 milionë. Banka i ka njoftuar se nëse nuk shlyhen këstet, do t’iu merret shtëpia. Bedriu i kërkoi bashkëshortes të zgjidhë situatën ose të mos kthehet më në shtëpi. Ai u bë shumë keq nga nervat dhe për një moment për pak sa e goditi.
Bedri: Çfarë llafos ti moj? A ishim bashkë atje, a ama mbushe mendjen mua ti, ti moj idiote. Ma mbushe mendjen mua ti.
Marjeta: Pse më sjell mua këtu ti? Ç’të bëra unë ty? Ti vetë firmose se e kishe dhe ti firmën, s’e kisha vetëm unë.
Bedri: Do na hedhin në mes të rrugës neve.
Marjeta: Ajo mashtrues qenka nuk them se s’është.
Bedri: Mashtruese e madhe! Çfarë i ke bërë ti gjithë këto, o u bëfsh lëmsh u bëfsh! Çfarë ke bërë? Çfarë do bëjmë ne tani? Do rrimë përjashta? Përjashta do rrimë ne? Fëmijët po futen në sherr moj! Thotë fëmija ku e kam pasurinë? Mbështille mendjen o shqiptar! Kemi 30 e ca vjet martuar.