Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në lumin Shkumbin.
Sot pasdite në qfërsi të fshatit Mjekës Elbasan u gjend nga polumbarët e Renea-s i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.