Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në Greqi, ku ndërroi jetë një shqiptare.
Mësohet se viktima është identifikuar si Elisa Doka, e cika mbeti e vdekur, pasi u përplas nga makina ndërsa po priste autobusin këtë të hënë në Patridha të Verias.
21-vjeçarja shqiptare po qëndronte në stacion së bashku me një 68-vjeçare, kur shoferi humbi kontrollin dhe i përplasi.
68-vjeçarja greke ndërkohë është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.