Shokët e Enio Saliajt, i mituri që humbi jeten në një aksident në Tiranë, kanë protestuar sot para Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar moslirimin nga qelia të shoferit që shkaktoi aksidentin fatal.

Djali i mitur i Kudret Saliaj, Enio Saliaj, humbi jetën mbrëmjen e 2 shkurtit në një aksident që ndodhi në zonën e Freskut në Tiranë. Saliaj po udhëtonte me motor, teksa u përplas nga një makinë me drejtues Sildi Krashin, i cili u arrestua. Ky i fundit u largua nga vendi i ngjarjes, duke braktisur edhe mjetin për tu arrestuar më vonë nga policia.

Më tragjik ishte fakti se i mituri ka qenë dëshmitari i vrasjes së të atit nga ish-vjehrri, në prani të vajzës së tij.