Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tiranë, ku një 31-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka ndërruar jetë pas një rënie nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore.

Sipas policisë, i riu u gjet i shtrirë në sheshpushim dhe menjëherë u transportua në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra, ai nuk arriti të mbijetojë.

Një grup i posaçëm hetimor është formuar për të hetuar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur arsyet që çuan në rënien e tij nga kati i pestë. Autoritetet po punojnë për të sqaruar detajet e kësaj tragjedie.