Kosovë- Fjolla Morina nu u ‘reziston’ gjatë rrjeteve sociale. Ajo ka postuar disa foto së fundmi ku shfaqet superbombastike. Mjaft po e komentojnë si ‘hakmarrja’ e ëmbël pas ndarjes nga biznesmeni Fisnik Syla.

Këngëtarja shfaqet e veshur në mënyrë provokative, e gjitha në të zezë, dhe me një dekolte shumë bujare, ku thuajse ekspozon gjithçka. “Hey”, -ka vendosur të përshëndesë Fjolla me këto poza.

Fjolla i dha fund martesës së saj me biznesmenin para disa muajsh, ndërsa mes tyre ka pasur herë pas herë ironi dhe përplasje në rrjetet sociale.