Pas disa muajsh të vështirë, Georgina Rodríguez, Cristiano Ronaldo dhe fëmijët e tyre kanë shijuar një pushim të merituar në Mallorca këtë verë. Duke qëndruar në një vilë me disa miq, familja ishte në gjendje të shkëputej përfundimisht nga njerëzit dhe të festonte në paqe ditëlindjen e Cristiano Jr.

Mirëpo, në fillim të korrikut, disa fotografi të modeles me bikini ia prishën qetësinë që kishin arritur. Arsyeja? E reja mori kritika për trupin e saj, pavarësisht se kishte një figurë spektakolare vetëm pak javë pasi solli në jetë binjakët dhe vuajti humbjen e njërit prej tyre.

Tani, Georgina ka postuar një video në Instagram, ku tregon se është mbi kritikat dhe se është krenare për trupin e saj.

Në klipin në fjalë, pjesë e një bashkëpunimi me firmën “Alo Yoga”, spanjollo-argjentinasja, e veshur vetëm me një këmishë të bardhë dhe bikini të zeza, shihet duke ecur mbi taka të mëdha. Georgina tregon figurën e saj.

KRITIKAT – Georgina Rodríguez mund të mburret se është gruaja spanjolle me më shumë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram. Por, çdo gjë e mirë ka pjesën e saj të keqe dhe kjo është ajo që grumbullon një pjesë të madhe të ‘urrejtësve’.

Ditët e fundit, shumë portale kanë publikuar imazhet më natyrale të partneres së CR7, duke shijuar pushimet me familjen në një jaht spektakolar. Në to shihet e reja duke shijuar diellin dhe detin me bikini, që zbulojnë trupin e saj spektakolar vetëm pak javë pas lindjes.

Por edhe kështu, shumë e kanë kritikuar formën fizike të Georgina, duke mbushur me komente disa llogari në Instagram. Duke parë numrin e mesazheve, motra e saj Ivana ka dalë kundër kritikave për të mbrojtur Georgina.

“Motra ime e çmuar. Faleminderit të gjitha grave empatike dhe të mira që e mbështesin në këtë moment të vështirë. Jo të gjitha janë në gjendje të vendosin veten në vendin e një gruaje tjetër që ka përjetuar diçka të tillë.

Ishte e çmuar, është e çmuar dhe do të jetë edhe më e çmuar. Jepini kohë se sapo ka lindur! Sa e keqe është zilia. Fotot e verërave të mëparshme nuk ishin fotoshop! Georgina vjen pas lindjes dhe një shtatzënie të dyfishtë”.

Më pas ajo shtoi: “Njerëzit duhet të kenë pak zemër dhe të mos e përdorin trupin e një gruaje si karrem. Të durojnë dhe të mos e tregtojnë mospëlqimin e tyre pas një situate kaq të vështirë (i vdiq njëri nga binjakët). Faleminderit njerëzve të mirë për mbështetjen dhe dashurinë e tyre, si gjithmonë!”.

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)