Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Sokol Çelajt me breshëri kallashnikovi në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Raportohet se 10 gëzhoja kallashnikovi janë gjetur ne vendin e ngjarjes, ndërsa në trupin e viktimës janë evidentuar 4 plumba. Grupi hetimor po heton për zbardhjen e ekzekutimit të 59-vjeçarit Sokol Çela. Mësohet se po hetohet në lidhje me konflikte që ky i fundit mund të ketë patur në Angli, ku ishte emigrant prej disa vitesh.

Kujtojmë se policia ka shoqëruar në komisariat disa persona, por ende nuk ka asnjë të dyshuar konkret. Çelaj në momentet e atentatit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave. Ne dëshminë e saj në polici, bashkëshortja ka deklaruar se një person u ka dalë përpara me kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja tha se nuk ka arritur ta identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësirës.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërkohë që po sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve në zonë, për të parë lëvizjet që janë kryer pak para ngjarjes. Kujtojmë se Sokol Çelaj ka punuar para se të largohej drejt Anglisë si polic dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, ndërsa pasi vuajti dënimin, ai u vendos në Angli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here