Një vajzë e raportuar e zhdukur që më 26 gusht është paraqitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në stacionin policor në Gjakovë, duke deklaruar se është dhunuar nga një burrë.
Policia njofton se i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit do të mbahet në burg deri në përfundimin e hetimeve.
Njoftimi i plotë i policisë:
PERSON I ZHDUKUR – I GJETUR/DHUNIM /Gjakovë 26.08.2021 – 00:05. Më 31.08.2021 është paraqitur në stacion viktima femër kosovare që ishte raportuar e zhdukur dhe e njëjta ka deklaruar se ka qenë e dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.