U zhvillua në Elbasan Marshimi i Paqes 2024 me moton ‘Dialogu mjet për soolidaritet kombëtar.’
Ky event është kthyer në traditë të përvitshme në qytetin e Elbasanit dhe organizohet nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar.
Ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha besimet fetare, pushtetarë vendorë, intelektualë, qytetarë etj.
Marshimi nisi në sheshin para stadiumit Elbasan Arena dhe ka vijuar përgjatë bulevardit ‘Aqif Pasha’ për tu ndalur në sheshin kryesor ‘Gensher’ para monumentit Aqif Pasha.
Aktiviteti u moderua nga drejtori i Qendrës së bashkëpunimit Ndërfetar Sokol Lulgjuraj dhe më tej janë përcjellë mesazhe nga të pranishimit.
Kryetari i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar dr. Arben Ramkaj u shpreh se mesazhi për këtë vit është mjaft i veçantë pasi duhet të reflektojë në dialogun politik të partive politike shqiptare, një dialog që mban peng tërësisht shoqërinë shqiptare.
Ky dialog duhet të fillojë në respekt të kërkesave të opozitës dhe një reflektim të pozitës për të dërguar shoqërinë shqiptare përpara.
Imzot Giovani Peragine u shpreh se shumë i rëndësishëm ka qenë ky marshim me temë paqen për të qenë një realitet bashkimi mes nesh tregon që paqja është e mundur që fillon brenda nesh dhe paqja ka nevojë për një zhvillim edukimi duke pranuar, folur, e respektuar njëri tjetrin që të rritemi me kulturën e paqes.
Fakkti që sot kemi zhvilluar këtë marshim tregon se është e mundur të jetosh në paqe.
Ndërsa Mitropoliti, i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Imzot Andoni u shpreh se dialogu shumë i rëndësishëm dhe forca e dialogut është më i madh se dialogu se dialogu i forcës. Kështuqë ne duhet të gjejmë mënyrën për tu ulur dhe diskutuar bashkë që të gjenden zgjidhjet.
Ndërsa pastori Ilir Gjoni u shpreh se kjo vlerë që ka kombi ynë haronia fatere, dialogu, paqja të mbizotërojnë edhe në politikën shqiptare. Ti ulin tonet e ashpra të urrejtjes dhe zemërimit. E vetmja mënyrë për të ecur përpara është dialogu mirkuptimi dhe të punojmë për gjëra të mira.
Drejtori i QBN Sokol Lulgjuraj u shpreh se Jemi të rrethuar realisht nga konflikte sociale familjare e politike por edhe globale dhe ne nuk kemi mjet më të mirë se sa dialogu i cili na kujton se ne duhet të gjejmë gjuhën e komunikimit.
Myftiu i Elbasanit Agim Duka deklaroi se aktiviteti i sotëm organizhet për çdo vit nga QBN dhe ne si Komunitet Mysliman bëjmë thirrje që është e domosdoshme të ulen të bëjnë dialog
Edhe deputeti demokrat Qani Xhafa u shpreh se mesazhi i përcjellë ka shumë kuptim dhe se mesazhe të tilla paqeje dhe bashkëpunimi duhet të nisin që nga familja, shkolla dhe shoqëria. Ai i ka kërkuar dialog mes pozitës dhe opozitës dhe se kjo do ishte në të mirë të shoqërisë dhe qytetarëve
Në këtë aktivitet e morën fjalën edhe deputetë të tjerë dhe pushtetarë vendorë.
Marshimi i Paqes është një veprimtari që zhvillohet për çdo vit në qytetin e Elbasanit.