Një vajzë ka vendosur që të flasë për “dhimbjen” e saj pasi zbuloi përfundimisht misterin e nënës së saj biologjike. Alyona Romanova ka treguar se është rritur duke dëgjuar thashethemet se nëna e saj ishte ‘tradhtare’ pasi fqinjët mendonin se ajo nuk i ngjante aspak babait të saj.
Por pas 38 vitesh kërkime, më në fund doli se ajo, së bashku me Gulsina Kudryakova, ishin rritur nga prindër të gabuar.
E gjithë kjo i la ato të dyja zemërthyer pasi nuk e dinin se kush ishte familja e tyre e vërtetë. “The Sun” shkruan se mjekët në një spital sovjetik në vitin 1982 u vendosën etiketa të gabuara të porsalindurave.
Alyona ka thënë për median britanike se gruaja që e rriti, është përballur me tallje të pafundme, madje edhe nga burri i saj, pasi e akuzonin e kishte fjetur me të tjerë.
“Thashethemet e fqinjëve më lënduan vërtetë. E dija që mamaja ime, e cila më rriti, ishte e mirë, por kishte pasur thashetheme që nga lindja ime. U ndjeva e lënduar dhe jam ende e lënduar për mua dhe nënën time. Nuk di si ta përshkruaj. Hidhërim, ndoshta”, tha ajo.
Alyona ka tipare të dukshme aziatike si shumë njerëz në republikën malore siberiane të Tuvës, e cila kufizohet me Mongolinë – megjithatë prindërit e saj janë me pamje sllave.
Romanova, e cila drejton dyqanin e saj, u rrit nga Valentina Baulina, 78 vjeç, e cila në fakt është nëna biologjike e Gulsina, e rritur nga Vasilya Baimurzina, 67 vjeç.
Por si u zbulua e vërteta? Nëna e saj, Vasilya vendosi të shuante dyshimin dhe kontaktoi një shfaqje të ADN-së në kanalin rus NTV.
“Kur dëgjova rezultatet e testit, ndjeva lehtësim të madh, shpërtheva në lot”, tha Alyona.
Në vitet e fundit Rusia ka parë një numër tronditës foshnjash të shkëmbyera që kanë dalë në dritë vetëm dekada më vonë, duke i zhytur ata që janë përfshirë në një agoni të pa treguar.
Vajzat u takuan fillimisht me njëra-tjetrën në moshën 13-vjeçare,pasi babai i Alyonës vizitoi një spital dhe i ishte thënë se ishte një fëmijë në një fshat fqinj që i ngjante.
“Babai im i telefonoi nënës dhe i tregoi. Ajo më bëri një foto në spital dhe ua tregoi njerëzve që i kishin thënë babait tim për një vajzë që i ngjante atij”, tha Alyona, e cila në atë kohë mori guximin që të gjente familjen në fshatin Pokrovka.
Por shpresat e saj për një ribashkim të lumtur u shkatërruan pasi dera u mbyll në fytyrën e saj nga nëna biologjike.
“Kur erdha te nëna ime për herë të parë, familja e saj nuk më pranoi, më dëbuan. Ajo filloi të bërtiste, nuk më besonte dhe ishte nervoze. Vasilya thoshte se të gjitha ishin gënjeshtra, ajo nuk besonte në to”, tregon ajo.
Megjithatë, ajo dhe Gulsina e u bënë shoqe në rrjetet sociale – por mezi komunikuan. Dhe vite më vonë, gratë u përplasën me njëra-tjetrën në Kyzyl, një qytet afër të dy fshatrave të tyre, dhe krijuan një miqësi.
“Ne filluam të komunikonim me njëri-tjetren si familje. U njoha me babain tim biologjik dhe të afërm të tjerë më pranuan”, tha Alyona, e cila shtoi: “Ishte e qartë – dukesha si ata. Në atë moment nuk kisha më frikë”.
Nga ana tjetër, familja e saj jo biologjike e kishte të vështirë ta pranonte një gjë të tillë.