Minorenë dhe adoleshentë që përfshihen në sherr për shkaqe banale është një fenomen që po zgjerohet në vendin tonë. Së fundmi një qytetar ka dërguar në redaksi një video ku shihet se si disa vajza dhunojnë një vajzë tjetër.
Qytetari i cili ka dërguar videon në redaksi, shkruan se ngjarja ka ndodhur në muajin prill në Sarandë. Konkretisht qytetari shkruan se vajzat janë zënë për një të dashur, te rruga Adem Sheme, poshtë shkollës Adem Sheme, aty ku vajzat janë nxënëse.
Vajzat shihen që po zihen me grushte, shkulje flokësh, shkelma, teksa bashkëmoshatarët e tyre, djem e vajza bëjnë sehir dhe të ca përpiqen për të shuar zënkën. Vajzat zihen sikur të ishin në një arenë boksi në mes të rrugës pa u shqetësuar aspak.
Video nga JOQ:





