Blogeri Olti Curri ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket BBV. Producentet e TCh kanë menduar edhe për një ‘prime’ tjetër pas finales.
Data 22 shkurt do jetë kur BBV do të mbledhë edhe njëherë të gjithë pjesëmarrësit e BBV. Lidhur me këtë Olti Curri shkruan:
“Vallahi ditë të zeza do vijnë për juve”, ka shkruar Olti duke rrumbullaksuar datën 22 në kalendar. Ai ka bërë të ditur se Post BB Vip Albania do mbahet të martën ku priten mjaft zhvillime interesante, sidomos tani pas finales.
“Post BB Vip”, aty ku klasi ndërthuret me edukatën dhe argumentin në debat”, shkruan Olti.
Produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 22 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.