Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin sot ku një 26-vjeçar ka goditur me thikë shtetasen e huaj Jaësackie Jaboah dhe më pas është hedhur nga kati i 8-të i pallatit, ku ka ndërruar jetë.
Ndërsa 31-vjeçarja, e cila dyshohet se ishte partnerja e tij, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.
Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe ish-kryeministri Erion Braçe. Me anë të një postimi në Facebook ai shkruan se disa zakone duhen zhbërë në shoqërinë tonë vetëm me edukim.