SARANDË-Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesnatën e kaluar në Sarandë. Një 17-vjeçar, i cili punonte si kamerier në këtë klub ka gjetur vdekjen tragjike rreth orës 01:15.

Raportohet se viktimën e ka kapur ashensori që përdorej për furnizimin e lokalit i këputur kokën,duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar teknikun e montimit dhe ka shpallur në kërkim pronarin e lokalit.

Policia vendore informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.