SARANDË- Një turist nga Danimarka ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se turisti 67-vjeçar është gjetur i vdekur në hotelin që ai vetë po qëndronte në lagjen numër 1 të qytetit.
Dyshohet se turisti ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për shkaqe natyrale.