Besnik Mjeshtri ka rrëfyer se ç’ndodhi në kafenë ku tre familjet, Hasula, Shira dhe Mjeshtri ishin ulur për t’u sqaruar lidhur me akuzat se dy të rinjtë Renato me Kenado shantazhonin vajzën e autorit me video e foto nudo.
Sipas tij, dy adoleshentët kanë nisur të debatojnë me njëri-tjetrin në tavolinë lidhur me mesazhet që i kishin dërguar bashkëmoshatares së tyre, të cilat edhe i kishin printuar në fletë.
I pranishëm aty ka qenë edhe autori Fiqëri Mjeshtri, i cili i ka kërkuar babait të Kenandos që të marrë vajzën e tij për djalit, por ky i fundit nuk ka pranuar duke thënë se adoleshentja ishte në një lidhje me Renato Hasulën.
Në debat e sipër, ai ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të Ilir dhe Kenad Shirës (baba e bir), si edhe ndaj Eglantin Hasulës dhe djalit të tij, Renatos (po ashtu baba e bir).
Besnik Meshtri rrëfeu se kur pa 17-vjeçarin Kenando të gjallë, shkoi e qëlloi sërish dhe i tha “ti nuk jeton më”.
“Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka çuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasulës.
Morën Egli Hasulën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit i tha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë.
Babi i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’.
Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u çua dhe ra me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë.
17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai… Bërtisnin me të madhe!”, rrëfeu Besnik Mjeshtri.