Vëllaiu i Fabio Dushkut, Danieli, personit që bashkë me disa shokë rrahën Kozak Bracin, ka reaguar përmes një video.
I riu i cili tashmë është shpallur në kërkim për pengmarrjen e Braçit, i hedh poshtë të gjitha deklaratat dhe thënë se kanë qenë vetëm katër persona.
Danieli rrëfen se e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë goditur, mirëpo më pas e kanë lënë të lirë, pasi Kozaku iu premtoi se do kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj Fabio Dushkut.
‘Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë, thjesht kemi ardhur 4 veta. E kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, çdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë. Dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt‘- thotë në videon e publikuar nga ‘Joq’, Daniel Dushku.