“Vëllai i Madh” ka vendosur të ndëshkojë aktorin Donald Veshaj, i cili është banor i Big Brother VIP. Sot, Donaldi ka marrë në dorë zarfin e zi, por ndëshkimin që mban brenda ai zarf pritet ta lexojë natën e spektaklit, të martën.

E gjitha vjen pas vizitës së Mozzik brenda BBV. Këngëtari ishtë mbrëmë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të kënduar për banorët, por Donaldi bëri një gabim.

Ai e ftoi Mozzik në ambientet e brendshme të shtëpisë së “Big Brother” artistin pa marre leje tek “Vëllai i Madh”, duke bërë që ky i fundit të mendojë ndëshkimin.