Një video e postuar nga “Morning Five News” tregon disa të rinj që hedhin një të moshuar në koshin e mbeturinave.

Imazhet e shpërndara në Instagram, tregojnë se si burri në pamundësi për të rezistuar u kap dhe u bllokua në mes të rrugës nga grupi i të rinjve dhe më pas u hodh në koshin e mbeturinave.

Këshilltari rajonal i Campagnia, Francesco Borrelli tha se të rinjtë duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen.

Ngjarja, e cila ndodhi në një lagje të Napolit, duket se ka lindur si një lojë mes të rinjve dhe si një mënyrë për të krijuar pamje argëtuese për në rrjetet sociale.

Personi që po filmonte videon dëgjohet duke qeshur me të madhe, shkruan Tg Com.

Pasi e hodhën në koshin e mbeturinave, të rinjtë vazhduan ta filmonin dhe të qeshnin ndërsa ai përpiqej të dilte jashtë.