I riu shqiptar i cili ”hodhi në ajër” me makinë një 21-vjeçare në Selanik është vetëdorëzuar në polici. Ajo ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra nga përplasja.

30-vjeçari shqiptar pasi e përplasi, u kthye pas dhe e shtypi sërish me makinë të renë, e cila ndërroi jetë në spital.

Sqiptari me precedentë penalë në fushën e narkotikëve është paraqitur me avokaten e tij mëngjesin e sotëm në Drejtorinë Rrugore të Selanikut dhe pritet të japë dëshminë e tij gjatë orëve në vijim.

21-vjeçarja me origjinë nga Chania e Kretës, sapo kishte mbërritur në Selanik për të takuar miqtë e saj. E reja gjeti vdekjen tragjikisht rreth orës 1 pas mesnate pasi zbriti nga avioni. Ajo ishte studente e veterinarisë në në Universitetin Aristotelio në Selanik.