Detaje të reja kanë dalë në dritë nga klauzola e kontratës së Neymar tek PSG që lidhen pikërisht me sjelljen në publik të sulmuesit të talentuar brazilian.
Klubi i PSG-së ka marrë përsipër t’i paguajë brazilianit një pagë mujore bruto prej 541.680 eurosh në muaj, ose rreth 375 mijë euro neto në këmbim të sjelljes së mirë ndaj tifozëve dhe përshëndetjes me ta në përfundim të çdo ndeshjeje.
Gjithashtu, raportohet se në këtë mënyrë drejtuesit e Paris Saint Germain sigurohen që sulmuesi brazilian të përmbahet nga shprehja e çdo pikëpamjeje politike apo fetare, që mund të dëmtojë interesat e klubit në tërësi.