E gjithë Shqipëria gëzon për kualifikimin e madh në Euro 2024. Një barazim 1-1 në Moldavi na jep të drejtë që verën e ardhshme të jemi mes skuadrave më të mira të Europës, për të treguar realisht sa vlejmë në aspektin futbollistik.

Asgjë nuk ishte e lehtë për kuqezinjtë, që në një grup me kombëtare si Polonia dhe Çekia, thyen të gjitha parashikimet e opinionin sportiv europian, duke siguruar kualifikimin një ndeshje para fundit të fushatës kualifikuese të Europianit.

Pak minuta pas ndeshjes, pasi lojatrët vërtetë arritën të qetësoheshin dhe të kuptonin se çfarë kanë arritur, kanë vallëzuar dhe kërcyer së bashku në në aeroportin e Kishinjevit.