MOLDAVI- Kombëtarja shqiptare ka arritur që të kualifikohet për në Euro24 mbrëmjen e kaluar me barazimin ndaj Moldavisë. Dhe festa për kualifikimin ka nisur që nga stadiumi dhe ka vazhduar edhe rrugës për në Shqipëri.
Nedim Bajrami paralajmëroi se pas ndeshjes së të hënës ndaj Ishujve Faroe, do të nisë festa e vërtetë për kualifikimin e shumëpritur.
“Kemi një tjetër ndeshje të rëndësishme të hënën në Tiranë dhe pastaj… kaos, vetëm kaos. Kaq mund të them”, tha Bajrami në InstaLive.