Teksa lufta vazhdon, nga Rripi i Gazës vinë gjithmonë imazhe të trishta që të thyejnë zemrën.
E tillë ëhstë dhe një video e kapur nga BBC, ku tregohet momentin kur dy motra të mitura palestineze bahskohen me njëra tjetrën pasi janë sulmuar.
Julia, një vogëlushe 18 muajshe, u nxorr nga rrënojat e një ndërtese të shkatërruar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin El-Najar. Motra e saj, Joury pesëvjeçare, gjithashtu u shpëtua nga rrënojat dhe ishte në spital duke u trajtuar për plagët e saj.
“Motra ime, e dashura ime,”- thirri Joury në momentin që kuptoi se motra e saj kishte shpëtuar duke shpërhtyer në lot.
Të dyja ishin me familjen e tyre duke ngrënë drekë kur ndërtesa pranë tyre u bombardua, duke shkatërruar shtëpinë në të cilën ndodheshin. Vajzat u trajtuan për lëndime në kokë, teksa janë edne të frikësuara dhe të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur.





