PARIS – Lionel Messi së fundmi njoftoi se nuk do të rinovojë me PSG dhe do të largohet nga klubi parizian në fund të këtij sezoni. Njoftimi nuk u ka pëlqyer fansave dhe aq më pak te drejtuesëve të klubit, të cilët tashmë kanë filluar të fshijnë të gjitha, imazhet e sulmuesit argjentinas.

Një muaj para skadimit të kontratës së kampionit të botës, PSG mori vendimin për të tërhequr imazhin e tij në të gjitha dyqanet e saj, si dhe në reklamat në Paris.

Do të ishte kërcimi i fundit i Lionel Messit vs. Cristiano Ronaldo

Në pamjet e paraqitura nga programi spanjoll Chiringuito TV, vihej re se në dyqanin e ekipit ndodheshin fanellat e të gjithë lojtarëve kryesorë të klubit, si Mbappé, Hakimi, Ramos, Marquinhos, ndër të tjera. Megjithatë, për Lionel Messin nuk ka më asnjë reklamë.

Gjithçka tregon se dallimet mes “Pleshtit” dhe PSG-së janë të papajtueshme dhe ndarja do të jetë e pashmangshme, ndaj parisienët tashmë po mendojnë për të ardhmen pa sulmuesin argjentinas.