BURREL- Dy të mitur janë proceduar penalisht pasi kanë vjedhur një kasafortë me një shumë parash në një xhami në qytetin e Matit.
Mësohet se policia ka gjetur dhe sekuestruar kasafortën me shumën e parave. Dy 12-vjeçarët në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së informacionit se ishte vjedhur me thyerje një objekt kulti (xhami), në qytetin e Burrelit, dhe autorët kishin marrë kasafortën me një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i vlerësimit të rastit dhe veprimeve të mirëkoordinuara, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i dy shtetasve të mitur 12-vjeçar, autorët e dyshuar të vjedhjes. Këta shtetas në bashkëpinim me njëri tjetrin gjatë orëve të natës kanë vjedhur me thyerje objektin e kultit dhe kanë marrë kasafortën metalike e cila brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.





