GREQI- Sot do të dalin para gjykatës 3 të pandehurit për vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar Eni Dollani në plazhin e Kartelës në Kyparisi . Ata përballen me akuzat e vrasjes së shkallës së parë dhe grabitjes. Duhet theksuar se në gjykatat e Qiparisisë janë marrë masa të larta sigurie për të evituar ndonjë incident.
Sipas mediave greke, viktima jetonte në një prefekturë fqinje pa letra dhe ditët e fundit kishte shkuar në Qiparisia ku jetonte një i afërm i tij për të dërguar një shumë parash në vendin e tij. Mbrëmjen e së dielës ai ishte në një kafene në Kyparisia. Siç rezultoi nga hetimet policore, ai kishte me vete një shumë të madhe parash, rreth 10 mijë euro dhe u largua nga dyqani, rreth orës 02:00 të së hënës, me të njëjtin mjet me 3 autorët e dyshuar.
Pak pas orës 16 të së hënës një banor i zonës, në shëtitjen e përditshme me qenin e tij, u gjend përballë pamjes makabre me 31-vjeçarin të varrosur në rërën e plazhit të Kartelës. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se vdekja e viktimës ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, e cila përkon me kohën kur ai ka dalë nga kafe-bari i shoqëruar nga 3 të pandehurit.
Në të njëjtën kohë, kur në qytetin e Kyparissia u bë e ditur se trupi u zbulua i varrosur në plazh dhe nisi hetimi i policisë, tre të pandehurit u “zhdukën” nga zona dhe mësohet se kishin dhoma me qira në hotelet e Kalamatës. Të martën më 11 nëntor pas një hetimi të koordinuar të policisë, oficerët e sigurimit të Kalamatës kanë pikasur 33-vjeçarin shqiptar dhe 30-vjeçaren greke duke lëvizur pranë Zevgolatio në komunën Oichalia dhe pasi i kanë sjellë fillimisht në Messin. Departamenti i Policisë, më pas ka vazhduar me arrestimin e tyre, ndërsa iu gjet një shumë prej 5300 euro dhe supozohet se janë para që ia kanë marrë viktimës. 24-vjeçari rom është vetëdorëzuar në prokurorinë e Qiparisisë ditën e nesërme.
31-vjeçari Eni Dollani u gjet i varrosur në rërë në plazhin Kartela Kyparissia më 7 nëntor ku një shtetas shqiptar 33 vjeç, një rom 24 vjeç dhe një greke 30 vjeç janë identifikuar si autorë nga autoritetet policore, të cilët përballen me akuzën e vrasjes me dashje dhe grabitjes.




