Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar ditën e sotme shefin e Policisë së burgut të Drenovës Mariglen Kadiu.

Bëhet me dije nga burime nga Burgu i Drenovës se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.

Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata, ndërsa pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest në burg, ndërsa gjykata vendosi masë arrest në shtëpi për shkak se i akuzuari ka një fëmijë autik.

Kadiu ka marrë detyrën e Shefit te Policise në burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.