GREQI- 32-vjeçari turk i cili u arrestua në aeroportin “Eleftherios Venizelos” pas ekzekutimit të gjashtë turqve, po hetohet për rolin e tij në vrasje. Sipas publikimit të mediave, emri i 32-vjeçarit është Süleyman Dalgıç dhe është punonjës policie i cili ishte liruar nga puna, ndërsa rezulton të ishte përfshirë në raste të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

32-vjeçari turk, për të cilin Yeni Safak thotë se nuk ka hapur gojën për policinë greke, është arrestuar me katër gëzhoja 9 mm si dhe me dy karta portugeze false. Turku, i cili sipas disa raportimeve dyshohet se ka qenë ai që i ka çuar viktimat në kurthin e vdekjes, ka arritur të fshijë të gjitha të dhënat nga celulari i tij. Megjithatë, në disa prej bisedave që studiuesit e EL.AS kanë mundur të lokalizojnë dikush dyshohet se flet me një person tjetër dhe thotë diçka si “puna u krye”, me sa duket duke iu referuar vrasjes, por ende nuk janë dhënë detaje të tjera.


Grupi kriminal vepronte, sipas hetimeve të deritanishme, në vende të Bashkimit Europian, por jo në Greqi, ndërsa, siç rezultoi, në masakrën u përdorën 4 armë zjarri, dy prej të cilave të tipit pistoletë.

Dalgis ishte një nga dy personat që vizituan nga data 4 deri më 11 shtator shtëpinë ku jetonin 6 turqit. Sipas publikimit, një ditë para vrasjes, 32-vjeçari turk kishte kaluar natën në një hotel në zonën e Lucës, pranë vendit ku ndodhi vrasja.

Ajo që po shqyrtohet është nëse Dalgis kishte ndihmuar disa nga gjashtë turqit të hynin në Greqi dhe nëse i kishte çuar në Itali për të takuar Baris Boyun, mafiozin turk për të cilin dyshohet se punonin gjashtë të ekzekutuari