Fatmir Qevani 78 vjeç

Ka qenë data 12 maj kur ai erdhi nga puna. Alma e thërret motrën për punë të përbashkët. Ky doli në dritare dhe e shan. Vajza nuk u përgjigj . Më datë 17 vjen nga puna ora 1 dhe pyet gruan nëse e ka telefonin Alma. Vajzat ishin me dele. Fut sopatën në xhaketë dhe shkon atje, e godet përse se hap telefonin. Fillimisht me shuplaka më pas nxori sopatën e qëlloi në kokë dhe qafë duke i thënë ‘a më njeh kush jam’.
Kemi shkuar shumë mirë. Ka rreth dy vjet i martuar. Nuk pi. Por befas ka ndryshuar. Fliste qeshte me ne nuk kishim asgjë. I pëlqente vetja. Kishte mjaft lajka. Më thoshte o lalë. Të kam si babën tim. I thashë shtëpi, tokën. Unë nuk kam djem. Unë i bërë shtëpi. I thashë tokën.
Ishte i martuar me 3 fëmijë. Pyeti fëmijët dhe ata i thanë shko. Kjo e pranoi me tre fëmijë dhe ky është kulmi. Unë kërkoj dënim maksimal, burg përjetë.

Hava Qevani- 76 vjeç

Kam pasur një grindje dikur se kishte çifte nuk e di nëse e kishte me leje. Unë i fola duke i thënë se me sa mend merr çiften te shtëpia, ai më tha e di unë kam shtëpinë time. Vajza bënte punët, u bënte edhe gjellë dhe ia çonte.
Unë isha në oborr kur më tha ku janë ku janë gocat. Me dele u thashë. A e kanë marrë telefonin apo jo. Kaq bëri me mua. Iku në shtëpi, mori sopatën, e fshehu nën mëngë dhe shkoi te vajzat. Vetëm kur më erdhi vajza e vdekur.

Fatmir, Eva, Alma dhe Hava Qevani

Eva Qevani -47 vjeç

Me Tefikun jam njohur para dy vjetësh me lajmës. Jemi të celebruar. Ëshë nga Shirgjani. Ka qenë i martuar me 4 fëmijë. Një i ka vdekur tre i ka gjallë. Me mua është sjellë shumë mirë. Me prindërit dhe motrën sillej mirë. Nuk i ka kërcënuar apo dhunuar.
Me motrën vetëm atë ditë që rastësisht qëlloi sherri. Sapo erdhi nga puna. Mua më thirri motra se kishim një punë. Ai u nxe. Duke i thënë përse e thërret, përse ndërhyn. Pasi shau motrën tha do ju ther do ju vras të tre. Vetëm pse ndërhynte motra. Kjo ka ndodhur në datën 12 maj. Për kiërcënimin ne nuk njoftuam policinë se e quajtëm sherr familjar. Ai tha ju shuaj fare, ju zhduk.
Nuk ka pasur arsye dhe as shkak tjetër. Nuk ka pasur synime për motrën por unë nuk e di çfarë kishte ai në kokën e tij. Ishte shumë gjaknxehtë.
Nga ora 10 çuam bagëtitë në arë. Pas pak ra zilja e telefonit të motrës. Motra ia mbylli ngaqë u zunë atë ditë. Motra nuk ia hapi sepse do e shante siç e shau atë ditë. Erdhi pyeti këta i treguan se ku janë. Ai mori sopatën dhe erdhi. Në fillim i kërkoi llogari duke i thënë se’ kush është Tefik Tashi’. I solli gjatë rrugës. Pastaj nxori sopatën dhe i solli dy herë me sopatë. Unë nuk ndërhyra. Ai kishte forcë të madhe. Iku nëpër ara.
Thirra babin se nuk na ndihmoi një maakinë. Pastaj erdhi një ambulancë. Ishte e ngrohtë nuk di ku ka vdekur.
Unë nuk kam parë gjë nëse kishte synime drejt motrës. Se çfarë kishte në mendje.
Drejtësia ti japë dënimin më të rëndë.

Fatmir dhe Hava Qevani
Jemi në kushte shumë të vështira siç e shikoni. Nuk dime nga ti japim.
Nuk kemi asnjë ndihmë. Ne nuk kemi fuqi. Dritarja me plasmas akoma. Nuk kam lekë deri sa vjen data e pensionit më mbarojnë. Nëse dikush na ndihmon.