TIRANË- Emërohet drejtori i ri i burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Florenc Doka.

Emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Emërimi i tij vjen pas arrestimit të ish-drejtorit të burgut dhe zyrtarëve të tjerë pas vrasjes së Arben Lleshit nga Sokol Mjacaj.

Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve. Ai është prezantuar nga drejtori Admir Abrija.