SHKODËR- Vrasja e të riut Valter Fjerza në Shkodër ka ndodhur rreth orës 21.48. Mësohet se në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po bën krehjen e zonës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Shkaqet e vrasjes ende nuk dihen si dhe as identitetet e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.