Policia jep detaje rreth vrasjes së 41-vjeçarit Laert Keka në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur prane Bibliotekës Shefqet Musaraj, në afërsi të Kishës Ortodokse.

Viktima udhëtonte me motor kur u qëllua nga një mjet i zi me targa italiane.

Grupi hetimor ka administruar provat nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një ndihmesë pritet të japin edhe kamerat e bizneseve dhe shtëpive në lagjen ku ndodhi krimi.

Ende nuk ka një pistë zyrtare për shkaqet e vrasjes.

https://youtu.be/szlYlMhHJ3o

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.

Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

https://youtu.be/U1tIDtReJ00