Policia greke e ka zbuluar tashmë emrin e personit që ka bashkëpunuar me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos në vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare. Sipas gazetës Spirto, efektivët e dinë kujt i përket zëri, pasi personi që merrte psikologen dhe e kërcënonte që të mos fliste, nuk kishte përdorur ndryshues.

Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar seanca me çiftin. Përveç kërcënimeve me telefon, ajo pretendoi se kishte pasur edhe sulme ndaj makinës së saj.

Psikologia i tregoi Policisë për 20 seancat që pati me viktimën, nga tetori 2020 deri në shkurt 2021, ndërsa zbuloi Caroline ndjehej e bllokuar nga piloti 33-vjeçar, Babis Anagnostopoulos. Sipas të njëjtave burime, Caroline i kishte thënë: Unë jam e dashuruar me personin dhe përrallën që kisha ngritur në mendjen time, por e urrej bashkëshortin tim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here