Ermir Dedja u ekzekutua gjatë mesnatës së sotme (rreth orës 00:50) në një atentat në qytetin e Durrësit.
Siç bëhet me dije 29-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal ka ndërruar jetë në spital.
Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Ndërkohë emri i të riut nuk është një emër i panjohur për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës.
Ndërsa në 2017 Ermir Dedja ra përsëri në prangat e policisë si bashkëpunëtor i Ismail Nuredinit në një plagosje në Shijak.
“Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.