Një vrasje ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë.
36-vjeçari, Vasil Kamberi është qëlluar me armë gjahu nga i afërmi i tij, 34-vjeçari, Flamur Kamberi.
Policia u njoftua sot rreth orës 12:00 se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë, është plagosur me armë gjahu 36-vjeçari.
Ai u nis me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, por fakteqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shkaqet e të cilës ende nuk dihen.





