Vrasje mafioze në Shkodër. Ekzekutohet në pritë në automjet para bashkëshortes Sokol Çelaj 60 vjeç.

Ai u qëllua me armë teksa po lëvizte me automjetin e tij në shoqërinë e bashkëshortes dhe u transportuar në spitalin e Shkodrës, ku edhe vdiq si pasojë e plagëve të shkaktuara.

“Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.

Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarja”, njoftoi policia.