Bulqizë, 22 mars 2025 – Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm një xhami në Shupenzë të Bulqizës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të objektit fetar, duke e bërë të pamundur shpëtimin e tij të plotë.
Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve dhe policisë, flakët nuk mundën të neutralizoheshin në kohë.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili mbetet ende i paqartë. Ekspertiza pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e ngjarjes dhe nëse bëhet fjalë për një zjarr aksidental apo të qëllimshëm.