Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen se janë autorët e një grabitjeje të ndodhur dy ditë më parë në një pikë karguranti, në Selitë.

Mësohet se të arrestuarit Aleksandro dhe Kristjan Lazaj, të cilët në orët e para të 9 dhjteorit kërcënuan punonjësit e karburantit duke u vjedhur paratë e xhiros ditore.

Sipas policisë, dy të rinjtë janë afruar me automjetin e tyre tek karburanti. Teksa Kristjani ka mbushur makinën me karburant, Aleksandri ka kërcënuar punonjësin duke i marrë paratë. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar dhem omentin, ku një prej të rinjve përleshet fizikisht me punonjësin.

Policia ka arritur të sekuestrojë një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën me dhunë një shumë parash, në një pikë karburanti, në Selitë, falë veprimeve intensive hetimore, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, në një karburant, në Selitë, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Selita”, si rezultat i të cilit u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy autorëve të dyshuar, shtetasve:

A. L., 22 vjeç dhe K. L., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.12.2023, rreth orës 01:40, janë afruar në një karburant në Selitë, dhe shtetasi A. L., ka zbritur nga automjeti. Shtetasi K. L. është afruar për të furnizuar automjetin me karburant, ndërsa shtetasi A. L. i ka vjedhur me dhunë punonjësit të karburantit, xhiron ditore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një mjet prerës thikë, një përforcues grushti, veshjet dhe automjeti që autorët e dyshuar kanë përdorur për të kryer krimin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.